Gruda: Mbeten 13 ditë për presidentin dhe ndryshimet në ligjin për Specialen
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka kërkuar veprim për zgjedhjen e presidentit dhe miratimin e ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. “Tani kemi vetëm…

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka kërkuar veprim për zgjedhjen e presidentit dhe miratimin e ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. “Tani kemi vetëm 13 ditë kohë për të vepruar”, tha ai, duke e lidhur këtë afat edhe me shmangien e zgjedhjeve të reja.
Sipas Grudës, vendimi konfirmon qëndrimet e PDK-së lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe afatet kushtetuese. Ai tha se afati për zgjedhjen e presidentit ka nisur më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor. Deputeti e akuzoi LVV-në se kishte synuar zhvendosjen e afateve për ta çuar vendin në zgjedhje më 27 dhjetor.
Gruda theksoi gjithashtu se duhet të zgjidhet nënkryetari i Kuvendit nga PDK-ja, duke argumentuar se kjo pozitë nuk mund të mbetet peng i shumicës parlamentare. Në interpretimin e tij, mesazhi i vendimit është se afatet kushtetuese nuk varen nga vullneti politik.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


