Gruda: Kuvendi të mos shpërndahet pa trajtuar ligjin për Specialen
Përparim Gruda nga PDK-ja i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës ta sjellë sa më shpejt në Kuvend ligjin për Specialen, duke paralajmëruar se, sipas tij, legjislatura mund të shpërndahet brenda…

Përparim Gruda nga PDK-ja i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës ta sjellë sa më shpejt në Kuvend ligjin për Specialen, duke paralajmëruar se, sipas tij, legjislatura mund të shpërndahet brenda pak ditësh. Ai tha se Kuvendi nuk duhet ta përfundojë mandatin pa e trajtuar këtë nismë.
“Jemi këtu për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejt ta sjellë Ligjin për Specialen në Kuvend për miratim. Kanë mbetur pak ditë kur edhe mund të shpërndahet, me gjasë, ky Kuvend”, deklaroi Gruda.
Përfaqësuesi i PDK-së e lidhi miratimin e ligjit me mbrojtjen e historisë së Kosovës dhe të UÇK-së, duke bërë thirrje për angazhim të përbashkët politik.
“Është një ligj për mbrojtjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe këtë duhet ta bëjmë bashkë”, tha ai.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


