Gruda kundër kushtëzimit të ligjit për Specialen me votën për president
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha në emisionin “Tempus” në T7 se do të ishte e pandershme që mbështetja për nismën ligjore për Gjykatën Speciale të kushtëzohej me votën për…

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha në emisionin “Tempus” në T7 se do të ishte e pandershme që mbështetja për nismën ligjore për Gjykatën Speciale të kushtëzohej me votën për president. Ai foli për një mundësi, pa deklaruar se një kërkesë e tillë është bërë.
Gruda shprehu shpresën që ky kushtëzim të mos kërkohet. Megjithatë, shtoi se edhe në një skenar të tillë, PDK-ja është e gatshme të bëjë gjithçka për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.
Deputeti i bëri thirrje edhe Vetëvendosjes ta mbështesë propozimin e PDK-së, duke e lidhur këtë me qëndrimin e saj të mëparshëm kundër krijimit të Gjykatës Speciale.
“Nëse VV-ja krenohet sot se nuk e ka votu Gjykatën Speciale, është koha me e bo testin. Sa të sinqertë kanë qenë atëherë, matet me votën sot këtu”, tha Gruda.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


