Gruda akuzon VV-në: Ndryshimet për Specialen u kushtëzuan me presidentin
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se e ka kushtëzuar diskutimin për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara me çështjen e votave për presidentin. Në deklaratën e…

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se e ka kushtëzuar diskutimin për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara me çështjen e votave për presidentin. Në deklaratën e përcjellë nga Teve1, ai e cilësoi këtë qasje të pandershme.
“Nuk mundesh sot që PDK-ja ta sjellë një ligj për ta mbrojtur UÇK-në, e ti me i thënë: ‘A i ke votat për president?’ Është e pandershme. Pra, u kushtëzuam”, tha Gruda.
Sipas tij, PDK-ja kishte pritur që pas vendimit në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së të hapej një diskutim më i gjerë, duke lënë anash interesat partiake. Ai kritikoi përqendrimin e debatit te pushteti dhe përgjegjësia për themelimin e Dhomave të Specializuara.
Gruda tha se PDK-ja do të përpiqet të arrijë unitet politik deri më 6 tetor për ndryshimet në ligjin për Specialen dhe për zgjedhjen e presidentit. Ai shtoi se partia do të përmbahet nga cilësimet politike për t’i lënë hapësirë marrëveshjes, duke argumentuar se Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


