Gjykimi i 21 të akuzuarve: Mbrojtja ka 30 ditë për kundërshtime
Gjykatësja Medie Bytyqi njoftoi mbrojtësit e 21 të akuzuarve për krime lufte se kanë 30 ditë për kundërshtimin e provave dhe paraqitjen e kërkesës për hedhjen poshtë të aktakuzës. Njoftimi…

Gjykatësja Medie Bytyqi njoftoi mbrojtësit e 21 të akuzuarve për krime lufte se kanë 30 ditë për kundërshtimin e provave dhe paraqitjen e kërkesës për hedhjen poshtë të aktakuzës. Njoftimi u bë të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë seancës fillestare të gjykimit në mungesë, sipas raportimit të “Betimit për Drejtësi”.
Në seancë, prokurori special Atdhe Dema lexoi aktakuzën për krime lufte kundër popullatës civile. Ajo lidhet me dëbimin e mbi 800 mijë shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë më 1999.
Bytyqi sqaroi se, për shkak se gjykimi zhvillohet në mungesë, të akuzuarit nuk mund të deklarohen për akuzat. Mbrojtësit mund t’i paraqesin kundërshtimet brenda afatit të përcaktuar.
Prokuroria Speciale e Kosovës e ngriti aktakuzën më 15 gusht 2025. Seanca e mëparshme, më 15 shtator 2026, ishte ndërprerë pasi disa avokatë nuk ishin pajisur me kohë me shkresat e lëndës. Akuzat mbeten objekt i shqyrtimit gjyqësor.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


