Pa kategori

Gjuriqi në OKB kritikon Kosovën dhe Shqipërinë për Specialen

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, kritikoi Kosovën dhe Shqipërinë për reagimet kundër Gjykatës Speciale pas aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, gjatë mbledhjes së të martës të Këshillit…

Gjuriqi në OKB kritikon Kosovën dhe Shqipërinë për Specialen
Dëgjo artikullin 1 min

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, kritikoi Kosovën dhe Shqipërinë për reagimet kundër Gjykatës Speciale pas aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, gjatë mbledhjes së të martës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Aktgjykimi përcakton përgjegjësinë individuale, nuk shpall fajësi kolektive mbi popullin shqiptar”, tha Gjuriq. Ai kritikoi edhe miratimin nga Kuvendi i Kosovës të ndryshimit të Ligjit për Gjykatën Speciale.

Duke përmendur viktimat e luftës në Kosovë, ministri serb tha se duhet “guxim të ballafaqohemi me të vërtetën”. Sipas tij, zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës “nuk mund të varet nga negociatat politike”.

Në të njëjtën mbledhje, Gjuriq pretendoi se serbët që jetojnë në veri të Kosovës përballen me presion dhe jetë jonormale. Këto qëndrime i paraqiti gjatë shqyrtimit të situatës në Kosovë në Këshillin e Sigurimit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top