Pa kategori
Gjini takon Ahmetin, në fokus Kosova pas zhvillimeve në Hagë
Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, njoftoi se në takimin me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, trajtuan situatën politike në Kosovë dhe rajon pas zhvillimeve në Hagë. Në postimin e tij…

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, njoftoi se në takimin me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, trajtuan situatën politike në Kosovë dhe rajon pas zhvillimeve në Hagë. Në postimin e tij në Facebook, Gjini e cilësoi takimin si “vëllazëror”.
“Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe në rajon, me theks të veçantë te situata pas zhvillimeve në Hagë”, shkroi Gjini.
Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e Ahmetit në proceset që kanë kaluar shqiptarët në Ballkan që nga vitet ’90 dhe rolin e tij në forcimin e faktorit politik shqiptar në rajon.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


