Gjini për ftesën e Kurtit: “nuk shoh fare asnjë seriozitet”
Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, tha se kryeministri Albin Kurti e ka ftuar përmes një SMS-je për të biseduar për veprimet strategjike. Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Gjini shprehu…

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, tha se kryeministri Albin Kurti e ka ftuar përmes një SMS-je për të biseduar për veprimet strategjike. Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Gjini shprehu mosbesim ndaj qëllimit të ftesës, duke thënë se “nuk shoh fare asnjë seriozitet as qëllim të mirë”.
Sipas Gjinit, mesazhi i kishte mbërritur para dy-tri ditësh. Ai e interpretoi ftesën si përpjekje për t’ia ngarkuar dikujt përgjegjësinë për situatën politike: “Vetëm është lojë për me mbërri deri te fajësimi”.
Gjini tha se Aleanca nuk mund të fajësohet për situatën aktuale, pasi, sipas tij, në këtë fazë nuk është në pozitë as t’i shpallë zgjedhjet, as ta ndalë shpalljen e tyre.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


