Pa kategori

Gjini pas protestës në Gjakovë: “UÇK-ja luftoi për liri”

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, mbështeti protestën kundër verdiktit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke shkruar në Facebook: “UÇK-ja luftoi për liri.” Në reagimin për marshimin në Gjakovë,…

Gjini pas protestës në Gjakovë: “UÇK-ja luftoi për liri”
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, mbështeti protestën kundër verdiktit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke shkruar në Facebook: “UÇK-ja luftoi për liri.”

Në reagimin për marshimin në Gjakovë, Gjini veçoi praninë e Ferdonije Qerkezit. Ai e përshkroi dhimbjen dhe qëndresën e saj dhe të nënave të tjera si dëshmi të vuajtjeve të popullit gjatë luftës.

Gjini tha se UÇK-ja luftoi kundër atyre që vrisnin civilë dhe bartnin kufomat e shqiptarëve në varre masive në Serbi. Postimin e përmbylli me mesazhin e protestës: “Prandaj, sonte nga Gjakova u dëgjua fuqishëm thirrja: JO NË EMRIN TIM”.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top