Gjini kundërshton dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Për çfarë drejtësie po flasim?
Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, kundërshtoi dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së gjatë një paraqitjeje në emisionin Pressing në T7. Sipas tij, dënimet e shqiptuara nga Gjykata Speciale nuk përkojnë me…

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, kundërshtoi dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së gjatë një paraqitjeje në emisionin Pressing në T7. Sipas tij, dënimet e shqiptuara nga Gjykata Speciale nuk përkojnë me standardin e vendosur në Ballkan.
Gjini tha se nuk mund të qëndrohet indiferent ndaj këtyre dënimeve, 27 vjet pas luftës. Ai e vuri në pikëpyetje drejtësinë e tyre duke bërë një krahasim me dënimet për krimet ndaj shqiptarëve.
“A mundet me u pajtu dikush që ish-krerët e UÇK-së, me u dënu ma shumë se ata që i kanë mbush frigoriferat me trupa të djemve e çikave tona, për çfarë drejtësie po flasim?”, u shpreh Gjini në T7.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


