Pa kategori

Gjini kërkon ndryshim të komunikimit për luftën e Kosovës

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, kërkoi ndryshim të qasjes dhe komunikimit për luftën e Kosovës, duke thënë se mesazhi duhet t’i drejtohet botës. Në emisionin “Rubikon”, ai theksoi se rrëfimi…

Gjini kërkon ndryshim të komunikimit për luftën e Kosovës
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, kërkoi ndryshim të qasjes dhe komunikimit për luftën e Kosovës, duke thënë se mesazhi duhet t’i drejtohet botës. Në emisionin “Rubikon”, ai theksoi se rrëfimi për luftën për liri duhet të përcillet pa zmadhime apo hiperbolizime.

“Vetëm me tregu të vërtetën. Atë të vërtetë duhet me tregu në atë mënyrë që me e lexu bota, jo ne”, u shpreh Gjini.

Ai kërkoi një mënyrë tjetër veprimi, ndërsa vlerësoi se dalja nga situata aktuale kërkon kohë. “Punët tona duhet me i kry pak më ndryshe. Goxha më ndryshe. Shpresoj që kemi me dalë prej kësaj situate, nuk dilet për një ditë apo një javë”, tha ai.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top