Gërvalla për projektligjin e PDK-së: Po e analizojmë, nuk duam gabime
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se ekspertët e ministrisë po analizojnë projektligjin e PDK-së për Dhomat e Specializuara dhe se opinionin do t’ia dërgojnë Qeverisë sapo të jetë gati.…

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se ekspertët e ministrisë po analizojnë projektligjin e PDK-së për Dhomat e Specializuara dhe se opinionin do t’ia dërgojnë Qeverisë sapo të jetë gati. Ajo theksoi se synojnë të veprojnë shpejt, por me kujdes për të shmangur gabimet.
“Nevojitet kujdes i madh që të mos bëjmë gabime”, deklaroi Gërvalla.
Sipas saj, shumica e çështjeve që lidhen me Dhomat e Specializuara kërkojnë ekspertizë të lartë. Ajo kërkoi bashkërendim për çështjet që prekin shtetin dhe kushtetutshmërinë, duke vënë theksin te analiza profesionale.
Gërvalla nuk dha një afat konkret për dërgimin e opinionit, por tha se ministria nuk do ta vonojë dhe as do të nxitohet duke rrezikuar gabime të papranueshme.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


