Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen, thotë se po përgatiten për Apelin
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, mohoi akuzat për bashkëpunim me Dhomat e Specializuara të Kosovës. Në konferencën për media të shtunën, ajo tha se nuk ka pasur lidhje të drejtpërdrejta…

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, mohoi akuzat për bashkëpunim me Dhomat e Specializuara të Kosovës. Në konferencën për media të shtunën, ajo tha se nuk ka pasur lidhje të drejtpërdrejta apo të tërthorta me Specialen, UNMIK-un ose EULEX-in.
“Nuk ka në asnjë hallkë, as me UNMIK-un, as me EULEX-in, as me Gjykatën Speciale, nuk ka asnjë pikëtakim timin, as direkt, as indirekt”, deklaroi Gërvalla.
Ajo kundërshtoi edhe pretendimet se ka heshtur pas aktgjykimit dënues ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së. Sipas saj, kryeministri ka folur në emër të Qeverisë, ndërsa ajo dhe ekipi i saj janë angazhuar që nga dita e parë në përgatitjet ligjore për fazën e Apelit.
“Duhet të jemi profesionistë të mençur, pa shumë bërtima. Duhet të përgatitemi për instancën e ardhshme (Apelin)”, tha ajo.
Gërvalla kërkoi të pritet publikimi i aktgjykimit të plotë, duke thënë se ai do të mundësojë vlerësimin e fakteve dhe të zhvillimeve në proces.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


