Pa kategori

Gërvalla: BE-ja t’i kërkojë Vuçiqit ekstradimin e përgjegjësve të Banjskës

Donika Gërvalla i kërkoi Bashkimit Evropian që t’i kërkojë Serbisë ekstradimin e përgjegjësve të sulmit në Banjskë. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë e bëri këtë thirrje në trevjetorin e vrasjes…

Gërvalla: BE-ja t’i kërkojë Vuçiqit ekstradimin e përgjegjësve të Banjskës
Dëgjo artikullin 1 min

Donika Gërvalla i kërkoi Bashkimit Evropian që t’i kërkojë Serbisë ekstradimin e përgjegjësve të sulmit në Banjskë. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë e bëri këtë thirrje në trevjetorin e vrasjes në detyrë të rreshterit Afrim Bunjaku.

“BE-ja duhet të kërkojë qartë dhe pa ekuivok nga Vuçiqi ekstradimin dhe ndëshkimin e gjithë përgjegjësve të Banjskës”, deklaroi Gërvalla. Sipas saj, sulmi nuk është vetëm çështje e Kosovës dhe institucionet evropiane duhet të veprojnë përtej deklaratave.

Gërvalla e akuzoi Beogradin për organizimin, udhëheqjen dhe financimin e sulmit të 24 shtatorit 2023. Ajo tha se Milan Radoiçiqi vazhdon të qëndrojë i lirë në Serbi dhe kërkoi që ai dhe përgjegjësit e tjerë të përballen me drejtësinë.

Duke përkujtuar Bunjakun dhe policët që u përballën me sulmin, Gërvalla u zotua se Kosova do të vazhdojë të kërkojë drejtësi, pavarësisht se ku ndodhen përgjegjësit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top