Aktualitet

Gazetari Xhesjon Zogu humb jetën në aksidentin Vorë–Fushë Krujë

Gazetari shqiptar Xhesjon Zogu, 26 vjeç, humbi jetën në një aksident të rëndë në aksin Vorë–Fushë Krujë.

Gazetari Xhesjon Zogu humb jetën në aksidentin Vorë–Fushë Krujë
Pamje nga aksidenti në aksin Vorë–Fushë Krujë. Foto: Reporteri.net.
Dëgjo artikullin 1 min
Pamje nga aksidenti në aksin Vorë–Fushë Krujë
Foto: Reporteri.net

Gazetari shqiptar Xhesjon Zogu, 26 vjeç, ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku të mërkurën në aksin rrugor Vorë–Fushë Krujë.

Sipas informacioneve paraprake, në përplasje u përfshinë një automjet “Mercedes-Benz”, që lëvizte nga Rinasi drejt Fushë-Krujës, dhe një “Land Rover” që vinte në drejtim të kundërt.

Dyshohet se aksidenti ndodhi gjatë një manovre të parakalimit nga automjeti “Mercedes-Benz”. Rrethanat përfundimtare të ngjarjes mbeten objekt i hetimit nga organet kompetente.

Zogu humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër u dërgua në spital dhe raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësinë për aksidentin.

Scroll To Top