Pa kategori

Fusha i drejtohet Qeverisë pas faturës 157 mijë euro

Biznesmeni Alajdin Fusha i ka kërkuar Qeverisë dhe ministres së Ekonomisë, Mimoza Kusari-Lila, mekanizma për mbrojtjen e prodhuesve nga kostot e energjisë, pasi, sipas tij, fabrika e tij ka marrë…

Fusha i drejtohet Qeverisë pas faturës 157 mijë euro
Dëgjo artikullin 1 min

Biznesmeni Alajdin Fusha i ka kërkuar Qeverisë dhe ministres së Ekonomisë, Mimoza Kusari-Lila, mekanizma për mbrojtjen e prodhuesve nga kostot e energjisë, pasi, sipas tij, fabrika e tij ka marrë nga KESCO një faturë prej 157.884,67 eurosh.

Në reagimin publik, Fusha tha se fatura e pranuar më 9 nëntor përfshin 505.974 kilovatë-orë energji. Sipas llogaritjes së tij, me kostot e furnizimit, rrjetit dhe TVSH-së, çmimi arrin në 31,2 centë për kilovat-orë.

“Nuk po kërkojmë energji falas. Nuk po kërkojmë privilegje. Po kërkojmë kushte ekonomikisht të përballueshme për të prodhuar në Kosovë”, ka shkruar ai.

Duke iu referuar diskutimeve për çmimin tavan të derivateve, Fusha pyeti nëse masa mbrojtëse mund të shqyrtohen edhe për energjinë elektrike. Ai paralajmëroi se kostot mund t’i shtyjnë prodhuesit të rrisin çmimet, të zvogëlojnë prodhimin ose të shtyjnë investimet.

Fusha tha se kompania e tij ka investuar në panele solare, por ngriti shqetësimin për fabrikat që nuk e kanë këtë mundësi. Ai u bëri thirrje institucioneve, përfshirë ZRRE-në, të shqyrtojnë transparencën e formimit të çmimeve dhe mbështetjen për investime në energji të ripërtëritshme.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top