Pa kategori

Ferizaj miraton buxhetin, mbi 15 milionë euro për investime kapitale

Kuvendi Komunal i Ferizajt ka miratuar buxhetin për vitin 2027 në vlerë prej 56.102.329 eurosh. Sipas projektbuxhetit të prezantuar në seancë nga kryetari Agim Aliu, për investime kapitale janë planifikuar…

Ferizaj miraton buxhetin, mbi 15 milionë euro për investime kapitale
Dëgjo artikullin 1 min

Kuvendi Komunal i Ferizajt ka miratuar buxhetin për vitin 2027 në vlerë prej 56.102.329 eurosh. Sipas projektbuxhetit të prezantuar në seancë nga kryetari Agim Aliu, për investime kapitale janë planifikuar 15.350.388 euro.

Aliu tha se planifikimi përfshin zgjerimin e Parkut të Lirisë, Parkun e Ri të Qytetit dhe ndërtimin e Bulevardit të Rinisë. Në infrastrukturën rrugore parashihen edhe vazhdimi i Unazës së Brendshme dhe lidhje të reja ndërmjet zonave urbane e rurale.

Në shëndetësi, sipas Aliut, janë planifikuar ndërtimi i objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, QMF-së numër 12 dhe qendrave në Koshare e Rakaj. Planifikimi arsimor përfshin objekte të reja shkollore në Manastirc, Varosh dhe Tërrn, si dhe pajisje për digjitalizimin e klasave.

Projektet e prezantuara janë pjesë e planifikimit buxhetor për vitin 2027.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top