Pa kategori

Gola në Hagë për mbikëqyrjen e zbatimit të aktgjykimeve evropiane

Forcimi i mbikëqyrjes parlamentare mbi zbatimin e aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është në qendër të takimit ku po merr pjesë Ardian Gola në Hagë, sipas…

Gola në Hagë për mbikëqyrjen e zbatimit të aktgjykimeve evropiane
Dëgjo artikullin 1 min

Forcimi i mbikëqyrjes parlamentare mbi zbatimin e aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është në qendër të takimit ku po merr pjesë Ardian Gola në Hagë, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës.

Nënkryetari i Kuvendit dhe kryesuesi i delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës po merr pjesë në takimin e rrjetit të parlamentarëve për zbatimin e këtyre aktgjykimeve, që zhvillohet më 12 dhe 13 nëntor në Dhomën e Përfaqësuesve të Holandës.

Sipas Kuvendit, pjesëmarrësit po trajtojnë mekanizmat e mbikëqyrjes, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe rolin e parlamenteve kombëtare e të Bashkimit Evropian në avancimin e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.

Më 12 nëntor, parlamentarët vizituan edhe Gjykatën Penale Ndërkombëtare, ku u pritën nga zyrtarë të lartë. Atje u diskutua bashkëpunimi ndërmjet këtij institucioni, parlamenteve kombëtare dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top