Erdogan: Kriminelët e luftës e kanë vendin në gjykatë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi praninë në podiumin e OKB-së të atyre që i cilësoi si kriminelë lufte dhe kërkoi që ata të përballen me drejtësinë. Gjatë një…

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi praninë në podiumin e OKB-së të atyre që i cilësoi si kriminelë lufte dhe kërkoi që ata të përballen me drejtësinë. Gjatë një fjalimi në Stamboll, ai nuk e përmendi drejtpërdrejt kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
“Kriminelët e luftës nuk e kanë vendin në podiumin e OKB-së, por në sallat e gjyqit, ku do të mbahen përgjegjës për krimet që kanë kryer dhe gjakun që kanë derdhur”, tha Erdogan në ceremoninë e mbylljes së panairit MUSIAD EXPO dhe Forumit Ndërkombëtar të Biznesit.
Ai paralajmëroi se mosndëshkimi i atyre që kryejnë gjenocid rrezikon përsëritjen e mizorive. “Nëse ata që kryejnë gjenocid nuk mbahen përgjegjës para drejtësisë dhe historisë, të njëjtat mizori do të përsëriten”, deklaroi presidenti turk.
Erdogan përsëriti gjithashtu mbështetjen e Turqisë për palestinezët. “Populli palestinez nuk është vetëm dhe as i braktisur”, tha ai, duke u zotuar se Turqia do të vazhdojë të ngrejë zërin për të shtypurit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


