Dudushi e Fejzullahu sonte në protestën kundër aktgjykimit të Speciales
Alban Dudushi, Ermal Fejzullahu dhe Korab Shaqiri do t’u drejtohen qytetarëve sonte, më 30 shtator, në protestën “Jo në emrin tim” në Prishtinë. Sipas programit të publikuar, nata e 15-të…

Alban Dudushi, Ermal Fejzullahu dhe Korab Shaqiri do t’u drejtohen qytetarëve sonte, më 30 shtator, në protestën “Jo në emrin tim” në Prishtinë. Sipas programit të publikuar, nata e 15-të e protestës nis në orën 21:00 në sheshin “Skënderbeu”.
Tubimi kundërshton aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe kërkon veprime konkrete institucionale në mbrojtje të tyre.
Në program është përfshirë edhe organizatori Çlirim Haziri, ndërsa veterani i UÇK-së, Fazli Muharremi, do të sjellë betimin e ushtarit.
Tubimi i sontëm i paraprin protestës së paralajmëruar për 1 tetor, në orën 16:00, në të njëjtin shesh.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


