Pa kategori

Konjufca zotohet për rekomandimet e opozitës, përfshin edhe Kuvendin

Glauk Konjufca u zotua se Qeveria do t’i adresojë të gjitha rekomandimet e opozitës të paraqitura në debatin për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, duke theksuar se një pjesë…

Konjufca zotohet për rekomandimet e opozitës, përfshin edhe Kuvendin
Dëgjo artikullin 1 min

Glauk Konjufca u zotua se Qeveria do t’i adresojë të gjitha rekomandimet e opozitës të paraqitura në debatin për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, duke theksuar se një pjesë e tyre kërkon veprime edhe nga Kuvendi.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme për raportin e vitit 2026, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm tha se ekipet e Qeverisë po regjistrojnë propozimet e deputetëve.

“Zotohemi që do të adresojmë të gjitha rekomandimet që u thanë në Kuvend. Ne i kemi ekipet që regjistrojnë gjithçka që thatë. Shumica e rekomandimeve nuk kërkojnë vetëm masa të qeverisë, por po shoh që këto kërkojnë veprime edhe në Kuvend”, deklaroi ai.

Konjufca e lidhi zbatimin e rekomandimeve me angazhimin e përbashkët të ekzekutivit, deputetëve dhe grupeve parlamentare. Ai bëri thirrje për bashkëpunim ndërmjet pozitës dhe opozitës, me synimin që raporti për vitin 2027 të pasqyrojë përparim më të madh në procesin e integrimit evropian.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top