DPS kushtëzon bashkëpunimin me pushtetin me seancën për shkarkimin e Mandiqit
Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve në Mal të Zi, Danijell Zhivkoviq, deklaroi se DPS-ja nuk do të bashkëpunojë me Qeverinë dhe shumicën parlamentare derisa të mundësohet seanca për shkarkimin…

Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve në Mal të Zi, Danijell Zhivkoviq, deklaroi se DPS-ja nuk do të bashkëpunojë me Qeverinë dhe shumicën parlamentare derisa të mundësohet seanca për shkarkimin e Andrija Mandiqit nga drejtimi i Kuvendit. Qëndrimi erdhi pasi seanca e jashtëzakonshme e parashikuar për 24 shtator nuk u mbajt.
Deputetët e DPS-së kërkuan transmetim të drejtpërdrejtë dhe qasje për mediat, duke argumentuar se qytetarët duhet të shohin cilët deputetë janë të pranishëm dhe nëse ka kuorum. “Publiku malazez duhet ta dijë se kush është sot në sallë, por edhe kush nuk e jep kuorumin për mbajtjen e kësaj seance”, tha deputeti Nikola Miloviq.
Iniciativën për shkarkimin e Mandiqit e kanë nënshkruar 35 deputetë. Pas mosmbajtjes së seancës, ende nuk është bërë e ditur se kur do të shqyrtohet dhe votohet kjo nismë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


