Diaspora proteston në Ulm e Mulhouse për ish-krerët e UÇK-së
Shqiptarë të diasporës protestuan në Ulm të Gjermanisë dhe në Mulhouse të Francës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që përballen me procesin gjyqësor në Hagë, sipas raportimit të Klan…

Shqiptarë të diasporës protestuan në Ulm të Gjermanisë dhe në Mulhouse të Francës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që përballen me procesin gjyqësor në Hagë, sipas raportimit të Klan Kosovës më 26 shtator.
Në Ulm, sipas këtij raportimi, qindra pjesëmarrës dolën me flamuj kombëtarë dhe të UÇK-së, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale dhe duke kërkuar drejtësi.
Në Mulhouse, pjesëmarrësit zhvilluan një tubim dhe parakaluan me vetura të zbukuruara me flamuj kombëtarë dhe simbole të UÇK-së. Klan Kosova raportoi tubime mbështetëse edhe në Düsseldorf dhe Heilbronn të Gjermanisë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


