Pa kategori

Diaspora paralajmëron protesta në Evropë për ish-krerët e UÇK-së

Shqiptarët e diasporës pritet të protestojnë më 27 shtator në disa qytete evropiane, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Sipas thirrjeve…

Diaspora paralajmëron protesta në Evropë për ish-krerët e UÇK-së
Dëgjo artikullin 1 min

Shqiptarët e diasporës pritet të protestojnë më 27 shtator në disa qytete evropiane, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Sipas thirrjeve për pjesëmarrje, tubimet janë paralajmëruar nën moton “Jo në emrin tim”.

Në Londër, protesta është planifikuar në Richmond Terrace, nga ora 15:00 deri në 18:00. Në Oslo, tubimi është paralajmëruar në Eidsvolls Plass, nga ora 13:00 deri në 14:00, ndërsa në Gjenevë në Place des Nations, duke nisur në orën 14:00.

Tubime janë paralajmëruar edhe në Graz, në Hauptplatz në orën 12:00; në Treviso, në Piazza delle Istituzioni nga ora 14:30 deri në 18:00; dhe në Karlsruhe, në Marktplatz në orën 15:00. Në Lindau, protesta është planifikuar pranë Altes Rathaus, në Bismarckplatz, në orën 15:00, ndërsa në Nuremberg organizatorët kanë paralajmëruar nisjen nga Kornmarkt në orën 14:00.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top