Deri në 34 gradë në fillim të shtatorit, reshje lokale nga e marta
Java nis me temperatura deri në 34 gradë, ndërsa të martën dhe të mërkurën priten reshje lokale shiu.

Java e parë e shtatorit në Kosovë pritet të nisë me temperatura të larta, ndërsa nga e marta dhe sidomos të mërkurën parashihen shtim i vranësirave dhe reshje lokale shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale gjatë periudhës 31 gusht–4 shtator do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius.
Të hënën moti do të jetë kryesisht me diell dhe me pak vranësira, kryesisht në zonat malore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 17 gradë, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 34 gradë. Era pritet të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–4 metra në sekondë.
Të martën parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat në disa zona mund të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat do të sillen ndërmjet 11 dhe 17 gradë në mëngjes dhe 28 deri në 33 gradë gjatë ditës.
Të mërkurën, pas një pjese të parë të ditës me diell, vranësirat pritet të shtohen gjatë pasdites. Lokalisht parashihen reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë nga 28 deri në 32 gradë Celsius.
E enjtja dhe e premtja pritet të sjellin përsëri intervale me diell dhe vranësira të shpërndara. Të enjten maksimalet do të lëvizin nga 27 deri në 31 gradë, ndërsa të premten nga 27 deri në 32 gradë. Kushtet agrometeorologjike vlerësohen përgjithësisht të favorshme, megjithëse moti kryesisht i thatë mund ta shtojë nevojën për ujitje.
Burimi: Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK). Të dhënat u verifikuan edhe në raportimet e Gazeta Express dhe Reporteri.