Pa kategori

Dema fajëson qeverisjen e Ramës për shpopullimin e Kukësit

Kryetari i degës së PD-së në Kukës, Rahman Dema, e bëri përgjegjëse qeverisjen e Edi Ramës dhe pushtetin vendor për shpopullimin e Kukësit, duke pretenduar se mungesa e investimeve dhe…

Dema fajëson qeverisjen e Ramës për shpopullimin e Kukësit
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i degës së PD-së në Kukës, Rahman Dema, e bëri përgjegjëse qeverisjen e Edi Ramës dhe pushtetin vendor për shpopullimin e Kukësit, duke pretenduar se mungesa e investimeve dhe e perspektivës po i shtyn të rinjtë të largohen.

Gjatë Foltores së Ripërtëritjes së PD-së në Kukës, ai përmendi mbylljen e shkollave dhe fshatrat që, sipas tij, po mbeten pa nxënës e pa shërbime. Dema ngriti gjithashtu akuza se fondet publike nuk po kthehen në zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët.

“Kukësi nuk ka nevojë për propagandë, për fotografi inaugurimesh apo për premtime të përsëritura. Ka nevojë për punë, investime, përgjegjësi dhe vizion”, deklaroi ai.

Dema shpalli si objektiv fitoren e Bashkisë së Kukësit në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Për ta arritur këtë, ai tha se PD-ja duhet të bashkojë strukturat, të rikthejë anëtarët e larguar dhe të hapë hapësirë për të rinj e profesionistë.

Ai kërkoi edhe ndryshim të mënyrës së punës brenda partisë, duke theksuar se demokratët nuk mund të kërkojnë besimin e qytetarëve pa qenë pranë tyre.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top