Nuk ka asnjë kuptim të ketë seancë pa ligjin!
Deputetja Blerta Deliu-Kodra tha se deputetët e PDK-së nuk do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit pa u diskutuar ligji për Dhomat e Specializuara. Në emisionin “DPT te Fidani”,…

Deputetja Blerta Deliu-Kodra tha se deputetët e PDK-së nuk do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit pa u diskutuar ligji për Dhomat e Specializuara. Në emisionin “DPT te Fidani”, ajo e paraqiti trajtimin e kësaj nisme si kusht të grupit parlamentar për vazhdimin e punimeve.
“Asnjë deputet i yni nuk do të jetë në Kuvend pa e diskutuar ligjin që ne e kemi kërkuar”, deklaroi Deliu-Kodra.
Ajo kërkoi që Qeveria ta dëshmojë mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së në procesin gjyqësor përmes veprimeve konkrete. Në këtë kontekst, përmendi edhe qëndrimet e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, për financimin dhe mbështetjen e tyre.
Deliu-Kodra akuzoi Qeverinë dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, se procedurat e zgjatura dhe arsyetimet për marrjen e mendimeve të ekspertëve synojnë tejkalimin e afatit të 6 tetorit. Ky ishte vlerësimi i deputetes së opozitës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


