Deliu i kërkon Gërvallës procedimin e projektligjit për Specialen
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, i kërkoi ministres në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, procedimin e projektligjit për Dhomat e Specializuara në Qeveri. Në një postim pas miratimit të deklaratës…

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, i kërkoi ministres në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, procedimin e projektligjit për Dhomat e Specializuara në Qeveri. Në një postim pas miratimit të deklaratës së Kuvendit për ish-udhëheqësit e UÇK-së në Hagë, ajo kërkoi që ndryshimet ligjore t’i kalojnë më pas Kuvendit për votim.
Deliu-Kodra tha se mbështetja e 99 deputetëve për deklaratën dëshmon vullnet politik që duhet të pasohet me veprime. “Deklarata është zotim. Ligji është veprim. Dhe udhëheqësit tanë të luftës e të paqes kanë nevojë për veprime konkrete”, shkroi ajo.
Deputetja kërkoi që Gërvalla të mos e zvarrisë procedimin. Sipas saj, nëse vendi shkon në zgjedhje pa iu dhënë Kuvendit mundësia për ta votuar projektligjin, përgjegjësia politike për mosprocedimin duhet të jetë e qartë. Ajo e përmbylli postimin me thirrjen: “Sille ligjin, Donikë!”.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


