Pa kategori

Deliu e Gruda largohen nga komisioni për projektligjin e Speciales

Deputetët e PDK-së, Blerta Deliu dhe Përparim Gruda, u larguan nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion në shenjë proteste për mosshqyrtimin e projektligjit për Dhomat e Specializuara. Deliu tha se…

Deliu e Gruda largohen nga komisioni për projektligjin e Speciales
Dëgjo artikullin 1 min

Deputetët e PDK-së, Blerta Deliu dhe Përparim Gruda, u larguan nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion në shenjë proteste për mosshqyrtimin e projektligjit për Dhomat e Specializuara. Deliu tha se kjo çështje përbën përparësinë kryesore të partisë në rrethanat aktuale.

Deliu kundërshtoi mbajtjen e mbledhjes me gjashtë pika në rendin e ditës, pa përfshirë projektligjin për Specialen. “Nuk mund të simulojmë normalitet sot në këtë komision”, tha ajo, duke njoftuar se bashkë me Grudën nuk do të qëndronin në mbledhje.

Gruda kundërshtoi edhe ritmin e shqyrtimit të materialeve të tjera. Sipas tij, gjashtë ligjet në rendin e ditës u ishin dërguar deputetëve një ditë më parë dhe përmbanin qindra faqe, të cilat anëtarët nuk kishin arritur t’i lexonin.

“Këto materiale nuk mund të trajtohen me kaq urgjencë”, tha Gruda.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top