Pa kategori

De Groot: Kundërshtimet për Specialen të trajtohen brenda drejtësisë

Kryetarja e Gjykatës Supreme të Holandës, Dineke de Groot, tha se kundërshtimet ndaj aktgjykimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së duhet të trajtohen përmes mundësive që ofron sistemi ligjor, duke…

De Groot: Kundërshtimet për Specialen të trajtohen brenda drejtësisë
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetarja e Gjykatës Supreme të Holandës, Dineke de Groot, tha se kundërshtimet ndaj aktgjykimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së duhet të trajtohen përmes mundësive që ofron sistemi ligjor, duke theksuar se nuk i takon të komentojë përmbajtjen e vendimit.

Në një intervistë për KosovaPress, ajo tha se është në dijeni të aktgjykimit dhe ndikimit të tij në Kosovë. De Groot e vuri theksin te reflektimi që i shërben sundimit të ligjit dhe te shfrytëzimi i mekanizmave brenda sistemit të drejtësisë.

“Nuk më takon mua të komentoj mbi gjykimin, por është e rëndësishme të theksohet se, sa herë që dikush mendon se një vendim nuk është i drejtë, është e rëndësishme që kjo të thuhet në shtetin tuaj dhe të shfrytëzohen mundësitë që ofron sistemi ligjor”, tha ajo.

Qëndrimi i saj përqendrohet te mënyra e trajtimit të kundërshtimeve ligjore, pa dhënë vlerësim për drejtësinë e aktgjykimit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top