Pa kategori

Culaj: Pa sanksione, Beogradi s’ka si të veprojë ndryshe

Profesori Gjon Culaj e lidhi mungesën e ndryshimit të qasjes së Serbisë pas sulmit në Banjskë me mungesën e sanksioneve ndaj Beogradit. Në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, në trevjetorin…

Culaj: Pa sanksione, Beogradi s’ka si të veprojë ndryshe
Dëgjo artikullin 1 min

Profesori Gjon Culaj e lidhi mungesën e ndryshimit të qasjes së Serbisë pas sulmit në Banjskë me mungesën e sanksioneve ndaj Beogradit. Në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, në trevjetorin e sulmit, ai kritikoi reagimin e deritanishëm.

“Për aq kohë sa nuk ka sanksione ndaj Beogradit, Beogradi s’ka si të veprojë ndryshe”, deklaroi Culaj.

Duke iu referuar Milan Radoiçiqit, i cili ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit dhe ndodhet në Serbi, Culaj tha se mungesa e pasojave konkrete për të dëshmon kufizimet e këtij reagimi. Sipas tij, reagimet kanë mbetur kryesisht deklarative, në emër të asaj që ai e quajti “stabilokraci”.

Sulmi në Banjskë ndodhi më 24 shtator 2023. Gjatë tij u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top