Çitaku: Miratojeni ligjin për Specialen, pastaj nisim ndryshimet
Vlora Çitaku u ka bërë thirrje deputetëve ta miratojnë pa ndryshime ligjin për Specialen të kthyer nga presidentja dhe më pas të nisin një procedurë të re për ndryshimin e…

Vlora Çitaku u ka bërë thirrje deputetëve ta miratojnë pa ndryshime ligjin për Specialen të kthyer nga presidentja dhe më pas të nisin një procedurë të re për ndryshimin e tij.
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së është zotuar gjatë seancës së të enjtes se partia do ta paraqesë nismën e re ligjore të hënën, më 16 nëntor.
Rishqyrtimi i ligjit është në rendin e ditës të vazhdimit të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. Përfshirja e kësaj pike u miratua me kërkesë të Grupit Parlamentar të PDK-së, pasi seanca ishte ndërprerë për mungesë kuorumi pas pauzës.
Ligjin e ka kthyer për rishqyrtim presidentja Justina Shiroka-Pula. Sipas Komisionit për Legjislacion, miratimi i tij pa ndryshime kërkon 61 vota.
Zyra e BE-së në Kosovë ka shprehur shqetësim për votimin e mundshëm të ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ambasada britanike ka shprehur frikën se amendamentet e propozuara nuk do t’u shërbejnë interesave të Kosovës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


