Pa kategori

Çitaku kërkon projektligjin për Specialen pa vonesë në Kuvend

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i kërkoi Qeverisë ta sjellë në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, në mënyrë që të votohet pa vonesë.…

Çitaku kërkon projektligjin për Specialen pa vonesë në Kuvend
Dëgjo artikullin 1 min

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i kërkoi Qeverisë ta sjellë në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, në mënyrë që të votohet pa vonesë.

Në një postim në Facebook pas miratimit të deklaratës në mbrojtje të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Çitaku falënderoi 99 deputetët që e mbështetën atë. Ajo kërkoi që vullneti i shprehur në Kuvend të pasohet me veprime ligjore.

“Deklarata është zotim. Ligji është veprim. T’i jetësojmë të dyjat pa vonesa”, shkroi Çitaku.

“Sot u pa që është e mundur. UÇK-ja të na bashkojë”, shtoi ajo.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top