Pa kategori

Çitaku ambasadorit britanik për Hagën: “Mos na qitni hi syve”

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, kundërshtoi qëndrimin e ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, se dënimet në Hagë kanë të bëjnë me krime individuale. “Mos na qitni hi…

Çitaku ambasadorit britanik për Hagën: “Mos na qitni hi syve”
Dëgjo artikullin 1 min

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, kundërshtoi qëndrimin e ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, se dënimet në Hagë kanë të bëjnë me krime individuale. “Mos na qitni hi syve”, shkroi ajo, duke argumentuar se pesha e vendimit shkon përtej përgjegjësisë së individëve të dënuar.

Në reagimin e saj të shkruar, Çitaku e lidhi kundërshtimin me pretendimin për një “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, që sipas saj është thelbi i çështjes. Ajo pretendoi se vendimi e cilëson UÇK-në në këtë mënyrë dhe kritikoi ambasadorin për interpretimin e tij.

“Ky është thelbi. Kjo është pesha e këtij vendimi. Dhe këtë nuk mund ta mbuloni me një fjali diplomatike”, shkroi Çitaku.

Ajo kundërshtoi edhe trajtimin e vendimit si çështje të kufizuar në katër emra. Sipas Çitakut, një qasje e tillë relativizon pasojat që ajo i sheh për mënyrën se si përshkruhet lufta e UÇK-së.

“Ne nuk kemi me heshtë derisa lufta jonë për liri të përshkruhet me gjuhën e kriminalitetit”, deklaroi ajo.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top