Cakolli: Ndryshimet për Specialen mund të përfundojnë sërish në Hagë
Çdo ndryshim i Ligjit për Dhomat e Specializuara rrezikon të kontestohet në Dhomën Kushtetuese të Gjykatës në Hagë, vlerëson hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, pas kthimit të…

Çdo ndryshim i Ligjit për Dhomat e Specializuara rrezikon të kontestohet në Dhomën Kushtetuese të Gjykatës në Hagë, vlerëson hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, pas kthimit të ligjit në Kuvend për rishqyrtim.
Sipas tij, Kuvendi duhet t’i kufizojë ndërhyrjet te çështjet e evidentuara nga presidentja dhe të shmangë rihapjen e të gjithë ligjit. Ai paralajmëron se ndryshimet e përgjithshme përmes kësaj procedure mund të krijojnë precedent të gabuar.
Cakolli thotë se Komisioni për Legjislacion ka katër javë për t’i paraqitur Kuvendit raportin me rekomandimin për hapat e mëtejshëm. Sipas shpjegimit të tij, deputetët mund ta miratojnë sërish tekstin aktual duke mbivotuar veton, ose të përfshijnë vërejtjet e presidentes. Për miratimin, ai thotë se nevojiten të paktën 61 vota.
Hulumtuesi i KDI-së kritikoi edhe PDK-në, e cila fillimisht kërkoi miratimin e shpejtë të ligjit dhe më pas rishqyrtimin e tij. Sipas tij, dispozitat që partia tani synon t’i forcojë duhej të ishin trajtuar gjatë hartimit.
Presidentja Justina Shiroka-Pula e ktheu ligjin pas kërkesës së PDK-së. Sipas Presidencës, rishqyrtimi lidhet veçanërisht me juridiksionin dhe mandatin e Gjykatës, si dhe me të drejtat kushtetuese të personave që gjykohen pranë saj.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


