Pa kategori

Cakolli kërkon qëndrim të përbashkët për Hagën

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, u ka kërkuar partive parlamentare një qëndrim të përbashkët institucional për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë. Në reagimin e…

Cakolli kërkon qëndrim të përbashkët për Hagën
Dëgjo artikullin 1 min

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, u ka kërkuar partive parlamentare një qëndrim të përbashkët institucional për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë. Në reagimin e tij para seancës së nesërme të Kuvendit, ai e cilësoi të papranueshme mundësinë që diskutimi të përfundonte në përplasje partiake apo deklarata konkurruese.

“Minimumi që u kërkohet partive parlamentare është të dalin me një qëndrim institucional me pajtim sa më të gjerë politik”, ka shkruar Cakolli. Sipas tij, kjo duhet të jetë përparësia pas një vonese prej gati dy javësh.

Duke iu referuar protestave në Kosovë dhe jashtë saj në mbrojtje të luftës së UÇK-së, Cakolli tha se harxhimi i seancës në mospajtime mes deputetëve do të ishte fyerje për qytetarët që kanë protestuar. Ai u kërkoi partive të vendosin interesin e vendit përpara interesit partiak.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top