Borussia Dortmund huazon Ethan Nwanerin nga Arsenali deri në fund të sezonit
Borussia Dortmund ka konfirmuar huazimin e mesfushorit Ethan Nwaneri nga Arsenali deri në fund të sezonit 2026/27.

Borussia Dortmundi ka konfirmuar huazimin e mesfushorit Ethan Nwaneri nga Arsenali deri në përfundim të sezonit 2026/27.
Klubi gjerman tha se transferimi i 19-vjeçarit është bërë pas dëmtimit të rëndë të Giannis Konstantelias, i cili pritet të mungojë për një periudhë të gjatë.
Drejtori sportiv i Dortmundit, Lars Ricken, e përshkroi Nwanerin si një mesfushor shumë të talentuar dhe teknikisht të aftë, duke theksuar se lojtari zgjodhi t’i bashkohej klubit gjerman.
Nwaneri është pjesë e përfaqësueses U21 të Anglisë, ku luan së bashku me futbollistin e Dortmundit, Jobe Bellingham.
Mesfushori e kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te Marseille. Huazimi i ri synon t’i sigurojë atij më shumë minuta dhe rol të rregullt gjatë sezonit.