Pa kategori

Blushi: Kuvendi nuk mund të kthehet në noter të dhunës

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, kërkoi në Konferencën e Kryetarëve tërheqjen nga rendi i ditës të akteve normative që, sipas tij, lidhen me reagimin ndaj protestave, duke akuzuar…

Blushi: Kuvendi nuk mund të kthehet në noter të dhunës
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, kërkoi në Konferencën e Kryetarëve tërheqjen nga rendi i ditës të akteve normative që, sipas tij, lidhen me reagimin ndaj protestave, duke akuzuar mazhorancën se po i përdor për të vijuar qeverisjen përmes dhunës.

“Kuvendi nuk mund të kthehet në noter të dhunës shtetërore”, deklaroi ai gjatë debatit me anëtarët e shumicës. Blushi tha se përparësi për Kuvendin duhet të jenë kërkesat e studentëve dhe e akuzoi mazhorancën për nxitje të përshkallëzimit të krizës.

Në deklaratën e tij, deputeti pretendoi se dhuna ndaj protestuesve po dënohet edhe nga eurodeputetë, ndërsa kritikoi kryetarin e Kuvendit për mungesë reagimi.

Blushi debatoi gjithashtu me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, për agjendën e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ai kërkoi që në qendër të punës së komisionit të jenë hapja e plotë e listave, qeveria teknike dhe zgjedhja e presidentit nga populli.

“Boll më me deputetë të emëruar nga kryetarët e partive, duhet t’i zgjedhë populli”, tha Blushi.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top