Berisha: SPAK-u është seksion i Partisë Socialiste
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, akuzoi SPAK-un se zbaton porositë politike të Edi Ramës dhe fsheh dosje që, sipas tij, dëshmojnë krime të kryeministrit. Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Berisha…

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, akuzoi SPAK-un se zbaton porositë politike të Edi Ramës dhe fsheh dosje që, sipas tij, dëshmojnë krime të kryeministrit.
Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Berisha iu përgjigj një pyetjeje që pretendonte se drejtësia po vepronte ngadalë ndaj Belinda Ballukut.
“SPAK-u është seksion i Partisë Socialiste, dhe ai zbaton porositë politike të Edi Ramës”, deklaroi kreu i demokratëve.
Ai pretendoi gjithashtu se në prokurorinë e posaçme ndodhen dhjetëra dosje kundër Ramës, për të cilat akuzoi prokurorët se nuk po veprojnë. Në pjesën e deklaratës së dhënë nuk identifikohen dosje konkrete apo prova që mbështesin këto akuza.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


