Pa kategori

Berisha premton taksa jo mbi 12.5% dhe dyfishim pensionesh

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, premtoi në Kukës dyfishimin e pagave dhe pensioneve, vendosjen e minimumit jetik dhe taksa jo më të larta se 12.5%, duke i paraqitur si angazhime…

Berisha premton taksa jo mbi 12.5% dhe dyfishim pensionesh
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, premtoi në Kukës dyfishimin e pagave dhe pensioneve, vendosjen e minimumit jetik dhe taksa jo më të larta se 12.5%, duke i paraqitur si angazhime të programit të partisë.

Gjatë Foltores së Ripërtëritjes, ai tha se programi synon t’u përgjigjet problemeve më të mprehta të qytetarëve. “Do përgjysmojmë taksat. Në Shqipëri s’do ketë taksë mbi 12.5%”, deklaroi Berisha. Në pjesën e fjalës së dhënë nuk shpjegoi afatet, financimin apo mënyrën e zbatimit të këtyre zotimeve.

Berisha premtoi gjithashtu vënien para ligjit të zyrtarëve të korruptuar dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme. Ai tha se pasuritë natyrore të vendit duhet të kthehen në mirëqenie për qytetarët.

Duke e lidhur programin me shqetësimin për shpopullimin, kreu i PD-së bëri thirrje për një front të përbashkët opozitar, si në përballjen politike me Edi Ramën, ashtu edhe në zgjedhje.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top