Pa kategori

Berisha fton opozitën në zgjedhje me kandidatë të përbashkët

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ftoi forcat opozitare të dalin në zgjedhje me kandidatë të përbashkët dhe tha se udhëzimi për procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve është përgatitur dhe firmosur.…

Berisha fton opozitën në zgjedhje me kandidatë të përbashkët
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ftoi forcat opozitare të dalin në zgjedhje me kandidatë të përbashkët dhe tha se udhëzimi për procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve është përgatitur dhe firmosur.

Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, ai iu përgjigj një pyetjeje për kohën kur do të bëhen publikë emrat e kandidatëve për kryetarë bashkish. Berisha tha se procesi do të nisë dhe se synohet të përfundojë sa më shpejt, për t’u lënë kandidatëve kohë të mjaftueshme.

“Unë ftoj të gjithë ata që konsiderojnë të keqen më të madhe Edi Ramën, të bashkohemi edhe në zgjedhje me kandidatë të përbashkët”, deklaroi ai.

Sipas Berishës, PD-ja ka marrë parasysh pretendimet, propozimet dhe sugjerimet e partive opozitare, si dhe të eksponentëve të Lëvizjes së Flamingove, për krijimin e një fronti të përbashkët. Në përgjigjen e tij nuk dha një datë për publikimin e emrave të kandidatëve.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top