Pa kategori

Behrami: Me Jasharin u larguam nga komisioni për Specialen

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, njoftoi se ai dhe kolegia Sala Jashari u larguan në mënyrë demonstrative pas konstituimit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut. Ai e lidhi veprimin…

Behrami: Me Jasharin u larguam nga komisioni për Specialen
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, njoftoi se ai dhe kolegia Sala Jashari u larguan në mënyrë demonstrative pas konstituimit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut. Ai e lidhi veprimin me situatën pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara dhe kërkoi që ndryshimi i ligjit për këtë institucion të marrë përparësi.

Behrami kritikoi Qeverinë dhe Kuvendin për atë që e cilësoi si “simulim të normalitetit”. “Flamuri i Kosovës dhe i UÇK-së janë në gjysmë shtize. Prandaj, Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës nuk mund të simulojnë normalitet”, deklaroi ai.

Në qëndrimin e tij, Behrami e vendosi ndryshimin e ligjit mbi çështjet e tjera institucionale: “Nuk ka asnjë temë, asnjë ligj, asnjë vendim, asnjë qëndrim, asnjë kauzë më të rëndësishme sesa ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës”.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top