Pa kategori

BE-ja synon pjesëmarrjen në G20 edhe nëse shkon Putini

Bashkimi Evropian synon të marrë pjesë në samitin e G20-së në Miami edhe nëse aty shkon presidenti rus Vladimir Putin, sipas qëndrimit të një zëdhënësi të BE-së të përcjellë nga…

BE-ja synon pjesëmarrjen në G20 edhe nëse shkon Putini
Dëgjo artikullin 1 min

Bashkimi Evropian synon të marrë pjesë në samitin e G20-së në Miami edhe nëse aty shkon presidenti rus Vladimir Putin, sipas qëndrimit të një zëdhënësi të BE-së të përcjellë nga DW. Zëdhënësi tha se BE-ja do t’i përdorë këto forume për të dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës, pavarësisht pjesëmarrësve.

Sipas DW-së, presidenti amerikan Donald Trump e ka ftuar Putinin në samitin që pritet të mbahet në dhjetor. Ftesa është përcjellë nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Zëdhënësi i BE-së theksoi se Rusia mbetet anëtare e G20-së dhe ka të drejtë të marrë pjesë në takimet e grupit. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse përfaqësuesit evropianë do të pranojnë të ulen në të njëjtën sallë me Putinin.

Qeveritë e Gjermanisë dhe Francës kundërshtuan normalizimin e marrëdhënieve me Rusinë në kushtet e agresionit ndaj Ukrainës. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni kërkoi lëshime nga Rusia, duke kundërshtuar dhënien e më shumë peshës diplomatike Putinit. Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi: “Asnjë vendim për Ukrainën pa Ukrainën dhe pa Evropën.”

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top