Pa kategori

Bajrami rikthen në Kuvend premtimin e Kurtit për rrymën

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lëshoi në Kuvend deklarimet e mëparshme të Albin Kurtit për uljen e çmimit të energjisë elektrike, ku ai e lidhte këtë zotim me rezervat e…

Bajrami rikthen në Kuvend premtimin e Kurtit për rrymën
Dëgjo artikullin 1 min

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lëshoi në Kuvend deklarimet e mëparshme të Albin Kurtit për uljen e çmimit të energjisë elektrike, ku ai e lidhte këtë zotim me rezervat e qymyrit të Kosovës.

Gjatë debatit për rrymën, Bajrami ia kujtoi ministres Artane Rizvanolli kohën në krye të dikasterit dhe tha se duhej të kishte bërë më shumë sesa të krahasohej me qeverisjet e kaluara.

“Sot bëhen pesë vjet, 7 muaj e 22 ditë që ju jeni ministre e këtij dikasteri”, tha Bajrami.

Ajo e kundërshtoi krahasimin me të kaluarën si përgjigje ndaj kritikave për punën e ministres, duke shtuar se nuk e kishte problem as atë përballje.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top