BE-ja kritikon Serbinë për mungesën e hapave ndaj të dyshuarve për Banjskën
Bashkimi Evropian shprehu keqardhje që Serbia nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për arrestimin dhe ndjekjen penale të personave në territorin e saj që dyshohen për sulmin në Banjskë. Qëndrimi…

Bashkimi Evropian shprehu keqardhje që Serbia nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për arrestimin dhe ndjekjen penale të personave në territorin e saj që dyshohen për sulmin në Banjskë. Qëndrimi u bë i ditur nga një zëdhënës i BE-së në përvjetorin e tretë të sulmit, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
BE-ja kërkon bashkëpunim të plotë nga Serbia përmes kanalit të ndihmës së ndërsjellë juridike. “Kjo çështje ka mbetur pezull për një kohë të gjatë dhe Serbia duhet ta trajtojë atë sa më shpejt”, tha zëdhënësi.
Sipas deklaratës së BE-së, përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, e ngriti çështjen e Banjskës në takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Nju Jork.
Edhe NATO-ja përsëriti kërkesën që përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Një zyrtar i Aleancës tha se nga Serbia pritet angazhim konstruktiv me NATO-n dhe fqinjët e saj.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


