Bastisje në Fushë Kosovë, çfarë sekuestroi Policia?
Policia e Kosovës raporton se ka sekuestruar 293,8 gramë kokainë dhe 241,6 gramë marihuanë në Fushë Kosovë. Lëndët u gjetën gjatë kontrollit të një të dyshuari dhe bastisjes së banesës…

Policia e Kosovës raporton se ka sekuestruar 293,8 gramë kokainë dhe 241,6 gramë marihuanë në Fushë Kosovë. Lëndët u gjetën gjatë kontrollit të një të dyshuari dhe bastisjes së banesës së një personi tjetër.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, u sekuestruan edhe tri peshore digjitale, një karikator dhe dy fishekë. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit u dërgua në mbajtje, ndërsa tjetri është në kërkim policor.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |
Rasti është regjistruar të dielën, më 13 shtator, rreth orës 19:00, në rrugën “Bedri Pejani”.
Në një rast të veçantë në Fushë Kosovë, Policia njofton se arrestoi një person pasi gjatë kontrollit iu gjetën 7,43 gramë marihuanë. Ai u lirua pas intervistimit dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
DPT — Drita për të vërtetën


