Pa kategori

Bajrami: Nëse ka kandidat të LDK-së për president, e votoj

Deputetja dhe anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se do ta mbështeste me votë një kandidat të partisë së saj për president. E pyetur për emra të mundshëm,…

Bajrami: Nëse ka kandidat të LDK-së për president, e votoj
Dëgjo artikullin 1 min

Deputetja dhe anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se do ta mbështeste me votë një kandidat të partisë së saj për president. E pyetur për emra të mundshëm, ajo nuk përmendi ndonjë kandidat konkret.

“Për besë nuk mund të presupozoj. Sigurisht që varet prej emrit. Nëse ka kandidat të LDK-së, unë votoj për”, deklaroi Bajrami.

Ajo tha gjithashtu se nuk kishte informacion nëse kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ishte takuar me kryeministrin Albin Kurti për çështjen e presidentit. Për diskutimet brenda partisë dhe takimet e mundshme në ditët në vijim, Bajrami u shpreh: “Nuk kemi diskutu. s’kam diskutu. Asnjë informatë s’e kam”.

Sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor 2026. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top