Bajrami kërkon mbështetje shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
Akademiku Arsim Bajrami kërkoi asistencë të plotë juridike për ekipet mbrojtëse të katër ish-krerëve të UÇK-së pas aktgjykimit ndaj tyre. Në Klan Kosova, ai tha se angazhimi për këtë çështje…

Akademiku Arsim Bajrami kërkoi asistencë të plotë juridike për ekipet mbrojtëse të katër ish-krerëve të UÇK-së pas aktgjykimit ndaj tyre. Në Klan Kosova, ai tha se angazhimi për këtë çështje duhet të trajtohet si detyrim shtetëror, përtej kauzave partiake.
Sipas Bajramit, institucionet duhet të vënë kapacitetet e tyre në dispozicion të mbrojtjes, përfshirë mbështetjen për sigurimin e provave që mund t’i përgjigjen aktgjykimit.
Ai kërkoi gjithashtu që Kuvendi i Kosovës të shprehë qëndrimin e tij dhe që partitë të bashkohen në kundërshtimin e vendimit.
“Duhet të gjitha partitë politike t’i lënë anash të gjitha përçarjet, të gjitha kauzat e tjera, të bashkohen dhe fuqishëm të distancohen nga ky aktgjykim”, tha Bajrami.
Duke shpjeguar qëndrimin e tij, ai e interpretoi dënimin e ish-krerëve të UÇK-së edhe si dënim të shtetit të Kosovës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


