Bajqinovci: Gjuha e PDK-së ndaj aleatëve është e rrezikshme
Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, e cilësoi si të rrezikshme dhe të dëmshme gjuhën e zyrtarëve të lartë të PDK-së ndaj SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Në reagimin e tij,…

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, e cilësoi si të rrezikshme dhe të dëmshme gjuhën e zyrtarëve të lartë të PDK-së ndaj SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Në reagimin e tij, ai bëri thirrje që Kosova t’i ruajë dhe t’i forcojë marrëdhëniet me aleatët strategjikë.
Qëndrimi vjen pas kundërshtimit të PDK-së ndaj deklaratës së ambasadorit britanik Jonathan Hargreaves se aktgjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së lidhet me “krime individuale”. PDK-ja e cilësoi këtë përshkrim si një reduktim të papranueshëm diplomatik të një vendimi që, sipas saj, ka pasoja të gjera historike dhe politike për Kosovën.
Bajqinovci tha se kritikat mund të bëhen, por kërkoi shmangien e gjuhës që, sipas tij, dëmton marrëdhëniet me partnerët. “Kosova duhet t’i ruajë dhe t’i forcojë marrëdhëniet me aleatët e saj strategjikë”, theksoi ai.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


