Arifi: Marrëveshja me ContourGlobal i kushtoi Aleancës vota
Avni Arifi, anëtar i Aleancës, ka deklaruar se akuzat ndaj marrëveshjes së Qeverisë Haradinaj me kompaninë amerikane ContourGlobal i kishin kushtuar partisë humbje votash. Duke rikthyer debatin për projektin energjetik,…

Avni Arifi, anëtar i Aleancës, ka deklaruar se akuzat ndaj marrëveshjes së Qeverisë Haradinaj me kompaninë amerikane ContourGlobal i kishin kushtuar partisë humbje votash.
Duke rikthyer debatin për projektin energjetik, ai tha se zyrtarët e atëhershëm ishin përballur me akuza për korrupsion, keqpërdorim të parasë publike dhe rrezik për shëndetin e qytetarëve nga ndotja e termocentralit.
“Na kanë akuzuar për hajni, për keqpërdorim të parasë së qytetarëve, na kanë thënë se do t’i helmojmë qytetarët me termocentral. Na kanë sharë dhe na kanë sulmuar politikisht për këtë projekt”, ka deklaruar Arifi.
Sipas tij, çmimet në bursat ndërkombëtare në atë periudhë ishin rreth 50–60 euro. Ai e krahasoi çmimin e paraparë prej rreth 80 eurosh në projekt me çmimet e importit që, sipas tij, Kosova ishte detyruar të paguante gjatë krizave energjetike, deri në 700 euro për megavat-orë.
Arifi e paraqiti këtë krahasim si argument kundër kritikave të atëhershme ndaj marrëveshjes.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


